BDI: Vendime të ndjeshme kalojnë në Qeveri pa dijeninë e përfaqësuesve të VLEN-it

Informacione alarmante nga sinjalizues brenda Qeverisë tregojnë një skandal të rëndë: vendime dhe informacione të ndjeshme kalojnë në seancat e Qeverisë pa dijeninë e përfaqësuesve të s’Vlen-it.

Sipas informacioneve që kemi marrë, në një pjesë të madhe të seancave të mbyllura, ku shqyrtohen çështje të ndjeshme dhe materiale me karakter të klasifikuar, nuk merr pjesë asnjë përfaqësues i s’Vlen-it.

Ata nuk i lexojnë materialet. Nuk janë aty kur diskutohen. Nuk e dinë çfarë vendoset. Presin që më pas ministrat e VMRO-DPMNE-së t’ua tregojnë atë që kanë vendosur.

Kjo ngre një pyetje serioze: çfarë vendimesh janë marrë deri më sot në seanca të mbyllura pa dijeninë dhe pa praninë e asnjë përfaqësuesi shqiptar në Qeveri?

Në një shtet ku shqiptarët përbëjnë një pjesë qenësore të popullsisë dhe të institucioneve, është e papranueshme që vendimet më të ndjeshme shtetërore të kalojnë pa përfaqësimin e tyre.

Ky është nivel i paprecedentë të përjashtimit të shqiptarëve nga vendimmarrja reale shtetërore.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…