BDI: Vendimi i qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë–Qafë Thanë, duke u fshehur pas “kërkesave të UNESCO-s”, është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë

UNESCO nuk është arsye për ndalim. UNESCO është justifikimi që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik.

Problemi nuk është teknik. Është politik.

Ajo që e bën këtë edhe më të rëndë është roli i Vlen-it.

Vlen është pjesë e qeverisë dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Në një projekt që prek drejtpërdrejt lidhjen me Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve, nuk ka pasur as qëndrim, as kundërshtim, as reagim.

Të përdorësh UNESCO-n si mbulesë për ndërprerjen e lidhjeve strategjike është e papranueshme.

Të jesh në qeveri dhe ta pranosh këtë pa fjalë, është tradhëti politike.

Related posts

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më në fund pranoi publikisht atë që BDI e…

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…