BDI: Zgjedhje demokratike në degët e BDI-së me parimin një anëtar, një votë

Bashkimi Demokratik për Integrim organizon zgjedhje brenda partiake në degët e saj edhe atë në Tetovë, Gostivar, Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë, Tearcë, Haraçinë, Çashkë, Studeniçan, Bërvenicë dhe Dollnen.

Sipas Statutit, anëtarësimi në Bashkimin Demokratik për Integrim është i lirë dhe vullnetar pasi që BDI është e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë proces zgjedhor aplikohet parimi i përcaktuar në statutin e miratuar në kongresin e fundit partiak, një anëtar një votë.

Ky parim do të përcakton drejtuesit lokal të degëve të BDI-së të cilat janë në zgjedhje brenda partiake.

Në të gjitha degët e lartpërmendura ka filluar procesi i anëtarësimit online dhe në secilin këshill vendor të degëve përkatëse, proces ky që pritet të përfundoj deri në muajin Qershor.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë qytetarët të cilët e shohin veten të gatshëm për të kontribuar në krijimin e politikave për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, të mos hezitojnë të anëtarësohen online në: www.regjistrim.mk ose në këshillin vendor përkatës pranë degës ku bëjnë pjesë dhe me këtë të bëhen pjesë e zgjedhjeve brenda partiake.

Anëtar i BDI-së, mund të bëhet çdo qytetarë i RMV-së mbi moshën 18 vjeçare, i cili pranon Programin, Statutin e partisë si dhe deklaron dhe plotëson fletëregjistrimin për anëtarësim në parti në formë elektronike.

Bashkë më të fortë

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…