Takimi Osmani-Kaskone

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot, realizoi takim me Andreа Kaskone, Drejtor për Ballkanin në MPJ-në e Italisë. Temë kryesore e takimit ishte perspektiva evropiane e vendit tonë, ku Drejtori Kaskone tha se Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negocatave për anëtarësim në BE, për çka Italia do të vazhdojë të angazhohet fuqishëm. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të të dy vendeve në dritën e luftës në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…