Bejta: Nuk kandidoj për karrierën time, kandidoj për qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përmbyllur fushatën për Zgjedhjet lokale me Tubimin e mbajtur sonte në komunën e Gostivarit ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune z. Nevzat Bejta dhe Listën e këshilltarëve të kryesuar nga z. Afrim Aruçi.Kandidati për kryetar komune Nevzat Bejta para qytetarëve tha se kandidon për të gjithë qytetarët, me qëllime të sinqerta.“Unë kurrë nuk kam qenë kështu dhe kurrë nuk dua të jem kështu. Mund të kem bërë gabime si të gjithë, por gjithmonë kam pasur qëllime të sinqerta. Unë nuk kandidoj për karrierën time, unë kandidoj për qytetarët, për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse jeni shqiptarë, maqedonas, turq apo romë. Unë besoj se ne të gjithë jemi vëllezër dhemotra këtu në Gostivar dhe se jetojmë në respekt të ndërsjellë për historinë, traditat dhe kulturën tonë. Këto janë zgjedhje lokale, këto zgjedhje kanë të bëjnë me ndërtimin e një vendi më të mirë për të jetuar për të gjithë ne. Së bashku, dhe jo të ndarë”, ka theksuar Bejta.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…