Ali Ahmeti: Asnjëherë nuk do të ju zhgënjej

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i ka falënderuar qytetarët shqiptarë për mbështetjen në zgjedhjet e djeshme lokale ku edhe njëherë u dëshmua se Bashkimi Demokratik për Integrim është forca më e madhe politike shqiptare në vend. Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar fushatën zgjedhore si të qetë dhe demokratike ku të gjithë kandidatët kanë shpalosur programet e tyre zgjedhore. “Bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e falënderuar për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme. BDI është e juaja, është proekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej. Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkërisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve, thuhet në falënderimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…