Bekteshi apelon qytetarët dhe sektorin e gastronomisë: vaksinohuni dhe ndiqni protokolet!

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID 19, u drejtoi apel të gjithë qytetarëve që të vaksionohen, e veçanërisht sektorit të gastronomisë që t’i respektojnë protokolet! Bekteshi theksoi se numri i të infektuarve në këtë periudhë është me të vërtetë shqetësues dhe mund të shkaktojë kthimin e gjendjes kur do të duhet të merren masa restrikive.  “KUJDES! Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 këtë periudhë është me të vërtetë shqetësuese, që mund të na rikthej deri në një situatë ku duhet të marrim masa RESTRIKTIVE, e të cilat padyshim se do të ishin në dëm të ekonomisë në vendin tonë. Andaj, apeloj tek të gjithë qytetarët që fillimisht të vaksinohen dhe veçanërisht te sektori i gastronomisë që të zbatojnë protokollet gjatë veprimtarisë së tyre, kështu do ta ruajmë shëndetin, por edhe ekonominë në përgjithësi” ka shkruar ministri Bekteshi!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…