Grubi nga tereni: Kemi vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për përballje me zjarret

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot pasdite ka vizituar rajonin e Kumanovës për të ndjekur nga afër punën e zjarrfikësve në përballje me vatrat e zjarrit. Njoftimi i Zëvendëskryeministrit të parë, Grubi nga tereni në Kumanovë: Përpiqemi të ju dalim në ndihmë qytetarëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe policëve në të gjitha vendet ku ka zjarre aktive. Bashkë me drejtorin e qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov sot ishim në Dovezence të Kumanovës dhe ishim dëshmitarë të përpjekjeve mbinjerëzore të banorëve dhe zjarrfikësve për ta shuar zjarrin. Më herët, në dy mbledhjet e sotme të Qeverisë sollëm vendime të rëndësishme për ta menaxhuar situatën me këto fatkeqësi përfshirë edhe shpalljen e gjendjes së krizës. Kapacitetet maksimale të të gjitha institucioneve tona janë vënë në dispozicion për t’u përballuar me zjarret. Lus qytetarët që të bëjnë shumë kujdes dhe të respektojnë ndalesën e plot për lëvizje në pyje.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…