Maqedonia e Veriut është vendi i parë anëtar i Komunitetit të Energjisë që zhvillon një Plan Kombëtar të Energjisë dhe Klimës që mbulon dekarbonizimin, efikasitetin e energjisë, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë dhe kërkimin, inovacionin dhe konkurrencën. Ministria e Ekonomisë, si krijuese e politikave energjetike, duke harmonizuar Legjislacionin në fushën e energjisë, krijon bazën për zhvillimin e energjisë dhe tranzicionin energjetik. Planifikimi strategjik i politikave dhe hapat e ardhshëm do të kontribuojnë në arritjen në kohë dhe korrekte të synimeve të përcaktuara, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në panel diskutim, “Hapja e rrugës drejt tranzicionit të gjelbër”, në kuadër të konferencës “Economist” të mbajtur në Prishtinë me titull “Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor 2022, ndërtimi i urave për paqe, progres dhe solidaritet”.
Ministri theksoi se përkundër krizës energjetike që preku jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë Evropën, zhvillimi dhe investimet në sektorin energjetik është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë me synim kryesor sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji si dhe duke shkuar drejt një ekonomie të gjelbër.
“Qëllimet kryesore të politikës energjetike të Maqedonisë së Veriut janë tërheqja e investimeve për ndërtimin e kapaciteteve energjetike dhe rritja e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, më saktësisht investimi në energjinë e gjelbër që do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Në fund të vitit 2019, Qeveria miratoi Strategjinë e Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040, si një nga dokumentet strategjike më të rëndësishme për vendin tonë në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Strategjia përpunon tre skenarë – një skenar referencë, një skenar të moderuar të tranzicionit dhe një skenar të gjelbër, të cilët pasqyrojnë dinamikat e ndryshme të tranzicionit të energjisë dhe lejojnë fleksibilitetin e vendit për t’iu përgjigjur politikave të duhura të menaxhimit në BE, drejt një ekonomie moderne, konkurruese dhe neutrale në kushtet klimatike deri në vitin 2040”, shtoi ministri Bekteshi.
Siç theksoi ministri Bekteshi, Ministria e Ekonomisë mbështet në vazhdimësi aktivitetet për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe përmirësimin e efiçencës së energjisë, me qëllim realizimin e synimeve të përcaktuara për pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, të përcaktuara në dokumentet strategjike në drejtim të realizimin e objektivit kombëtar të kursimit të energjisë.
“Në periudhën 2019-2021, Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar me sukses tre procedura të tenderimit për dhënien e së drejtës së shfrytëzimit të premisë për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në tokë shtetërore dhe private për kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 140 MW. Deri më tani, janë ndërtuar 16 impiante FV që përdorin premi me kapacitet total të instaluar prej 31 MW”, tha ministri Bekteshi.
Mes tjerash ministri Bekteshi theksoi se për të gjithë rajonin nevoja për transformim të gjelbër nuk është vetëm një çështje ekonomike dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë dhe të fillojmë të punojmë për të dhënë kontributin tonë, aq më i lehtë dhe më i shpejtë do të jetë ndryshimi dhe cilësia e jetës do të jetë dukshëm më e mirë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe do të njohin punën e vazhdueshme në zhvillimin e Pakos së energjisë së pastër dhe punën për qëllimet dhe strategjitë afatgjata të vitit 2030. Kjo përfshin punën e kryer në kuadër të zbatimit të acquis-it për burimet e ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetit energjetik, por edhe nëpërmjet asistencës teknike dhe financiare që e ofrojnë BE-ja dhe donatorët tjerë. Ne jemi pjesë e Evropës, dhe kur jemi te BE-ja, kërkojmë ndihmë të menjëhershme në këtë drejtim”, tha Bekteshi.