Drejtori Arsllani priti në takim diplomatët kosovar

Mirë se erdhët Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Agim Krasniqi, së bashku me zv. Shefin e Misionit z. Faruk Bytyqi.

Në këtë takim të ngushtë dhe të përzemërt diskutuam tema të ndryshme, megjithatë vëmendje të veçantë i kushtuam kujdesit shëndetësor specialistik-konsultativ dhe spitalor që ofrojmë në🏥#SpitalinEPërgjithshëmTëStrugës për të gjithë popullatën në rajonin jugperëndimor.

Konsulli i Përgjithshëm z.Krasniqi na dërgoi urime të sinqerta për punën e bërë deri më tani, për përballjen me sukses të luftës kundër Covid-it, për angazhimin tonë të plotë për shëndetin e popullatës si dhe trajnimin e mjekëve tanë.

Për momentin 26 mjekë nga spitali ynë po rrisin nivelin e njohurive të tyre në Shkup, në Qendrën Klinike. Ne arritëm të përmirësojmë infrastrukturën spitalore si dhe të sjellim pajisje teknologjike moderne dhe inovative.

Personalisht, i shpreh mirënjohjen time të veçantë Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Agim Krasniqi, për kohën e ndarë në këtë takim të frytshëm dhe vëllazëror, me shpresën e forcimit dhe bashkëpunimit tonë në të ardhmen.

https://www.facebook.com/photo?fbid=600953038481791&set=pcb.600953518481743
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…