Bekteshi: Masat qeveritare japin rezultate, rënia e PBB-së prej 3.3% në tremujorin e tretë është e pritur

Në tremujorin e tretë të këtij viti kemi ulje të PBB-së prej 3.3 përqind, e cila është në përputhje me pritjet e Qeverisë dhe parashikimet nga Ministria e Financave, deklaroi sot Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. – Duke marrë parasysh trendin që po ecën lart, unë pres që të tejkalojmë parashikimet që kishim për vitin 2020 dhe nuk do të kemi rënie më të madhe të PBB-së prej 4.5 përqind në nivel vjetor. Rënia duhet të sillet nga 4.2 në 4.5 përqind, ceku Bekteshi në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi se kjo tregon se masat ekonomike të Qeverisë po japin rezultate. – Raportet mbi turizmin, prodhimin industrial dhe eksportin dhe importin për muajin tetor të këtij viti tregojnë se numrat vetëm se po rriten. Presim që me përfundimin e pandemisë të kemi një rritje edhe më të madhe të PBB-së në 2021, nënvizoi Bekteshi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…