Bekteshi: Janë realizuar me sukses masat e Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë

Mbi 1.000 persona fizik dhe juridik kanë aplikuar në pesë thirrjet publike për mbështetje të sektorit të turizmit dhe hotelierisë të publikuara muajin e kaluar nga Ministria e Ekonomisë. Të gjithë ata që kanë aplikuar do të marrin ndihmë shtetërore. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në takim me përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë informoi se është i kënaqur me numrin e aplikimeve, kryesisht sepse mbështetja financiare është e destinuar për ata që u prekën më shumë nga pandemia. “Në Pakon e katërt kishim disa masa që ofruan mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Javën e kaluar, më 4 dhjetor, përfundoi afati i fundit për të aplikuar në pesë thirrjet publike të shpallura nga Ministria e Ekonomisë, në lidhje me masat për kthimin e taksës së paguar turistike për vitin 2019, si dhe grante të drejtpërdrejta për agjencitë e udhëtimit, udhëheqësit turistik, këndet e lojërave dhe klubet e natës . Ministria e Ekonomisë pranoi mbi 1.000 aplikime snë bazë të afatit dhe sot dua të informoj se të gjithë ata që kanë aplikuar do të marrin ndihmë financiare ”, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Bekteshi tha se së bashku me përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë tashmë po punohet në krijimin e programeve dhe masave për mbështetje për vitin e ardhshëm, për të cilat në propozim buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 tashmë janë paraparë mjete financiare. “Presim që sektori i turizmit dhe hotelierisë vitin e ardhshëm të kthehet ngadalë në ritmet e rritjes që kishim në 2019 pasi pandemia të qetësohet situata me pandeminë, për çka Ministria e Ekonomisë është në dialog të vazhdueshëm me këtë sektor për të krijuar masa që do të kenë rezultat më të mirë” ceku ministri Bekteshi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…