Bekteshi në takim me sektorin e turizmit dhe hotelierisë: Do të mbështesim drejtpërdrejt furnizuesit e ushqimit dhe punëtorët e turizmit me 7.5 milion euro

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme zhvilloi takim pune me përfaqësues të sektorit të turizmit dhe hotelierisë. Në takim, Ministri prezantoi Programin për mbështetjen financiare të sektorit të turizmit dhe hotelierisë, i cili u miratua nga Qeveria, e që siguron masa për të mbështetur këtë sektor të përfshirë në Pakon e katërt të masave për të ringjallur ekonominë në kushte të COVID-19. Ministri informoi se Pakoja e katërt e masave me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare përmes granteve të drejtpërdrejta mbulon restorantet, këndet e lojërave, agjencitë e licencuara të udhëtimit dhe udhëzuesit turistik. Gjithashtu është planifikuar kthimi i taksës turistike për vitin 2019 për objektet turistike. “Në fillim të javës së ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të shpallë pesë thirrje publike që dalin nga këto pesë masa për mbështetje të sektorit të turizmit dhe hotelierisë, që janë paraparë në Pakon e katërt të masave të miratuara nga Qeveria. Të gjitha agjencitë e udhëtimit, këndet e lojërave, udhëzuesit turistikë, restorantet që organizojnë dasma dhe persona të tjerë juridikë nga sektori i hotelierisë që mbulohen nga masat do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në platformën “Pushime në vend” deri në fund të muajit. Ministria e Ekonomisë do të përpunojë aplikimet menjëherë pas mbërritjes së tyre, në mënyrë që mjetet të paguhen me kohë dhe shpejtë. Qëllimi i këtyre masave është përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare të ndihmohen të gjithë punëtorët e turizmit dhe furnizuesit e ushqimit të cilët si rezultat i pandemisë kishin humbje më të mëdha “, ceku Ministri Bekteshi në takim. Vlera e përgjithshme e mbështetjes financiare për të pesë masat, siç informoi Ministri është 459,650,000 denarë ose 7,5 milion euro, dhe këto mjete do t’i paguhen drejtpërdrejt sektorit të turizmit dhe hotelierisë deri në fund të vitit, pra masa do të zbatohet në periudhën nëntor- dhjetor.   “60,000,000 denarë janë paraparë për masën-grante për restorante, 153,000,000 denarë janë paraparë për grante për këndet e lojërave, 116,850,000 denarë janë dhënë për licenca për agjenci të licencuara të udhëtimit, 9,800,000 denarë janë ndarë për grante për udhëzuesit turistik, ndërsa për masën e kthimit të taksës së paguar turistike për vitin 2019 sigurohen fonde në vlerë prej 120,000,000 denarë, informoi Ministri.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…