Grubi: Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë të përditshëm

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Artan Grubi i falënderoi sot punonjësit shëndetësorë për përpjekjet e tyre për të luftuar pandeminë me Kovid-19, duke theksuar se ata janë heronjtë tanë të përditshëm.Grubi së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe vizituan sot Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.“U them infermierëve dhe mjekëve dhe gjithë stafit se dje festuam heroizmin e futbollistëve dhe ishte një ditë kushtuar atyre sepse u gëzuam së bashku, por në fakt heronjtë tanë të përditshëm janë ata, të cilët në të vërtetë çdo ditë luftojnë me pasojat e pandemisë dhe janë heronjtë tanë të vërtetë dhe të përditshëm, kështu që i uroj, i falënderoj të gjithë për të gjithë kontributin e tyre. Urime për departamentin e ri dhe shpresoj që qytetarët të jenë të kënaqur me shërbimin”, tha Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…