Bekteshi: Vendosen marzha tregtare, për bukën, sheqerin dhe vajit me 5%, si dhe miellit, makaronave, orizit, qumështit të lopës dhe vezëve 10% në tregtinë me shumicë dhe pakicë

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendim për përcaktimin e marzhës më të lartë tregtare të produkteve themelore ushqimore në tregtinë më shumicë dhe me pakicë, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Në konsultim me komunitetin e biznesit dhe në koordinim me institucionet kompetente morëm Vendim me të cilën duke filluar nga nesër, deri më 30 shtator të vitit 2022 për bukë të bardhë – të prerë në rriska ose të plotë, sheqer të bardhë, si dhe vaj luledielli për ushqim (pa vaj të ftohtë të kulluar) përcaktohet marzha tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe deri 5% në tregtinë me pakicë. Për miell nga gruri – tip 400 dhe tip 500, makarona dhe spageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë dhe qumështi i përhershëm i lopës me yndyrshmëri nga 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe dhe vezët e pulës për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individ të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar përcaktohet marzha tregtare në lartësi deri 10% në tregtinë me shumicë dhe deri 10% në tregtinë me pakicë”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi gjithashtu informoi se sipas Vendimit për këto produkte nuk do të llogariten kostot operative dhe nuk miratohen zbritje apo tarifa të cilat shitësi me pakicë i ngarkon shitësit me shumicë për reklamimin dhe ekspozimin e mallrave në rafte.

“Me këtë Vendim kufizohet rritja e çmimeve në periudhën e ardhshme përmes përcaktimit të lartësisë së marzhës tregtare që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve themelore ushqimore. Në këtë mënyrë, rritja eventuale e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe të bursës, si dhe rritja e shpenzimeve prodhuese”, potencoi ministri Bekteshi.
Sipas Vendimit, siç tha ministri Bekteshi, propozohet që rabati dhe kompensimi të mos aprovohen deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…