Takimi Osmani – Grliq

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin tet-a-tet dhe gjatë bisedimeve plenare të të dy delegacioneve, u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, të cilët këtë vit shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992.

Ministrat shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën e zyrtarizmit të menjëhershëm të vendimit për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Zhvillimi i këtillë, u theksua se bëhet i rëndësishëm me implikimet gjeopolitike të krizës ukrainase dhe nevojën për të siguruar stabilitet politik dhe zhvillim të parashikueshëm të rajonit.

“Kroacia është një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit Perëndimor dhe përveç miqësisë sonë të ndërsjellë, progresi i gjithë rajonit është me interes për Kroacinë dhe qytetarët e saj, veçanërisht pasi Kroacia ka njohuri të thella për situatën dhe marrëdhëniet në rajon”, theksoi Osmani pas takimit. Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e fortë dhe të parezervë të Kroacisë, gjë për të cilën ne i jemi veçanërisht mirënjohës.

U diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me çka u theksua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike nuk janë mjaftueshëm të moniturara me shkëmbimin tregtar dhe bashkëpunimin afarist mes dy vendeve. Shkëmbimi i përgjithshëm vitin e kaluar ishte mbi 220 milionë dollarë, që është rreth 20% më shumë se në vitin 2020, por të pamjaftueshme në raport me potencialet tona. Për të mos u ndalur ky proces, po bëhen përpjekje për mbështetje institucionale, siç është themelimi i Klubit të biznesit maqedono-kroat në Zagreb, kohëve të fundit.

Në kuadër të vizitës, të dy Ministrat nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive në fushën e edukimit diplomatik, që më tej do të mundësojë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet dy institucioneve.

Në orët e mbrëmjes në Filharmoni do të mbahet ngjarje solemne, me një koncert ku do të marrin pjesë grupi i përzier Filip Deviq nga Kroacia dhe shoqëritë folklorike nga Maqedonia e Veriut – Tanec dhe Ansambli shqiptar, pas së cilës do të mbahet pritje për të kremtuar së bashku 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.

Në ditën e dytë të vizitës, Ministri Radman do të merr pjesë në Konferencën e dytë ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që do të mbahet nga 16-18 në Ohër.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…