Besimi: Edhe këtë vit në buxhet parashihen para për subvencionimin e energjisë elektrike

Përkrahja në formë të subvencioneve për lehtësimin e efekteve të krizës energjetike do të vijojë edhe këtë vit. Në buxhet parashihen mjete për këtë destinim, me të cilat do të përkrahen qytetarët, por edhe kompanitë e vogla dhe të mesme për uljen e nivelit të efekteve të krizës energjetike, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në emisionin Win Win. 

“Në buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahјen e qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, prej të cilave një pjesë është destinuar për EMV-në”, theksoi Besimi dhe shtoi se edhe Bashkimi Evropian ka ndarë 84 milionë euro – grant për përballimin e krizës energjetike për këtë vit.

Ministri theksoi se efektet e subvencioneve vihen re në llogaritë e energjisë elektrike që marrin qytetarët, ku shënohet se sa është subvencioni që marrin, sepse ato janë paratë e tyre që rezultojnë nga tatimet që paguajnë.

“Qytetarët duhet të dinë se ku i shpenzojnë paratë e tyre, ndërsa politika e Qeverisë është që t’i japë ato subvencione”, nënvizoi Besimi. 

Ministri theksoi se gjatë sezonës së kaluar të ngrohjes, Qeveria ka përkrahur qytetarët dhe kompanitë me gjithsej 400 milionë euro, nëpërmjet subvencionimit të SHA EMV-së, për përballimin e krizës energjetike.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…