Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, realizoi takim me nënkryetaren e parë të Asamblesë Nacionale të Republikës Franceze, Valeri Rabo, me kërkesë të saj.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi, shprehu kënaqësi për dinamikën e takimeve mes përfaqësuesve politikë të dy shteteve. E përshëndeti përkushtimin e ri-afirmuar të Francës për rajonin, në pajtim me Strategjinë për Integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, me çka pa dyshim e konfirmon orientimin strategjik për anëtarësimin e plotfuqishëm të vendeve tona në Unionin Evropian. Bashkëbiseduesja ishte e informuar për ngjarjet aktuale në fushën e eurointegrimeve në vend, si edhe për aktivitetet e ndërmarra për ndihmën dhe mbështetjen për Ukrainën, institucionet dhe qytetarët e saj.

Nënkryetarja Rabo e përshëndeti mbajtjen e këtij takimi, sidomos pas mesazheve të dërguara të Kryetarit Xhaferi në fjalimin e tij në takim, për bashkim më të fuqishëm dhe veprim të përbashkët në suazat e NATO-s. U shpreh qëndrimi se ky bashkëpunim duhet të plotësohet në mënyrë komplementare me qëllimet e Bashkimit Evropian, sidomos duke pasur parasysh se sa është arritur në vitin e kaluar në përforcimin e autonomisë së saj strategjike. Nga ana e saj u theksua koncepti i Presidentit Makron për zhvillimin e Bashkimit Evropian dhe avancimin e rrugës eurointegruese  të vendeve kandidate dhe u shpreh mbështetje për hapat e ardhshme që duhet të ndërmerren në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin me procesin e negociatave për anëtarësim në Union.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve duhet të vazhdojë përmes Grupeve të Miqësisë dhe Bashkëpunimit dhe të avancohet në të ardhme. Kryetari Xhaferi inicio ngritjen e bashkëpunimit në nivel më të lartë të kryetarëve të parlamenteve, nëpërmjet realizimit të vizitave bilaterale në Shkup dhe Paris këtë vit, me kolegen e tij në Asamblenë Nacionale të Republikës Franceze, Jael Bron Pive.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…