Besimi-Gentiloni: Me kornizën e negociatave, reformat bëhen me dinamikë të përshpejtuar

Rеpublika e Maqedonisë së Veriut nuk tërhiqet nga zbatimi i reformave që do të rezultojë me integrim të plotë në BE, të cilat tani bëhen me dinamikë të përshpejtuar me hapjen e procesit të negociatave. Së bashku me KE-në përcaktohen prioritetet në Programin e reformave ekonomike.

Reformat që janë përcaktuar si prioritete në Programin e reformave ekonomike 2022-2024 ishin sot temë e takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me eurokomesarin për Ekonomi, Paolo Gentiloni në Bruksel.

Fushat kryesore, që identifikohen në këtë program, i referohen përmirësimit të cilësisë së sistemit arsimor, konkurrencës së kompanive vendase dhe kyçjes së tyre në zinxhirët globalë të vlerës, formalizimit të ekonomisë joformale dhe tranzicionit të gjelbër. Fushat e identifikuara në PRE, përkojnë me fushat e theksuara në Raportin e KE-së, ndërsa pikësynimi është sigurimi në mënyrë të qëndrueshme dhe inkluzive i rritjes ekonomike në periudhë afatmesme.

Programi i reformave ekonomike përfshin politika dhe indikatorë makroekonomikë dhe fiskalë, reforma strukturore dhe masa për përmirësimin e konkurrencës së vendit dhe uljen e papunësisë. Programi përgatitet çdo vit dhe me të bëhet harmonizimi paraaderues i politikave ekonomike me BE-në.

Ministri theksoi se krahas të gjitha sfidave, viti 2022 do të mbahet mend si viti i një kthese në procesin tonë të anëtarësimit në BE. Me miratimin e Kornizës së negociatave, mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjen e procesit të skriningut, hapet rruga për fazat e ardhshme të procesit. Në këtë proces, Ministria e Financave është istitucioni udhëheqës për 8 kapituj dhë është e përfshirë në 4 klastere prej gjithsej 6 klastereve.

Në këtë takim u diskutua edhe për ndikimin e krizës energjetike dhe të çmimeve në ekonominë vendase dhe masat që ka ndërmarrë vendi për mbrojtjen e standardit të popullsisë dhe ekonomisë.

Gjithashtu, ministri Besimi thekson se përkrahja për zbatimin e këtyre politikave është sinjifikative edhe nga BE-ja përmes Asistencës makrofinanciare (AMF) të KE-së, instrument për përkrahje makrofinanciare për masat lidhur me përballimin e goditjeve eksterne, që vendi i ka shfrytëzuar edhe gjatë krizës së Covid-it.

Eurokomesari Paolo Gentiloni shprehu përkushtimin dhe përkrahjen për vazhdimin e aktiviteteve në drejtim të aprovimit të instrumentit të AMF-së, si rezultat i politikave të suksesshme të udhëhequra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…