MASH: ka nisur shtypja e teksteve të reja, dorëzimi do të përfundojë plotësisht në muajin nëntor

Ka filluar shtypja e teksteve për arsimin fillor, të cilat janë të reja dhe do të përdoren për herë të parë këtë vit shkollor. Përparësi në procesin e shtypjes kanë tekstet e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, të cilat u miratuan së fundmi përmes një procesi kompleks disa mujor dhe prodhimi i tyre pasoi krijimin e programeve mësimore të reja për këto klasa, sipas  planit për reforma në faza të arsimit fillor.

Sipas marrëveshjes me operatorin ekonomik, shtypshkronja Europa 92, dërgesa e plotë do të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm.

MASH së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e programeve mësimore dhe teksteve të reja, sepse ky është një nga kushtet themelore për arsim cilësor, pra një proces edukativo-arsimor.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…