Besimi: Rrumbullakohet financimi i buxhetit deri në fund të vitit, modeli i aplikuar kurseu mbi 40 milionë euro në vit

Vendi ynë rrumbullakon financimin e përgjithshëm të buxhetit për këtë vit, me mbi 40 milionë euro mjete të kursyera si rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të portofolit të borxhit në kushte krize dhe rritjes globale të normave të interesit. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë intervistës në Ditarin e televizionit Sitel, theksoi se çmimi i sigurimit të kapitalit për financimin e deficitit të buxhetit dhe borxheve të vjetra që maturojnë është në kushte më të favorshme, për shkak të përkushtimit të Qeverisë për sigurimin në kohë të kapitalit për financimin e masave antikrizë por edhe për nevoja të tjera të buxhetit si rritja e pensioneve, ndihma sociale, paga minimale, subvencionet bujqësore dhe përkrahja e kompanive gjatë krizës aktuale.

Me Linjën kreditore për përkujdesje të FMN-së, me ç’rast sot misioni i FMN-së dha vlerësim pozitiv për shfrytëzimin e këtij instrumenti për vendin tonë dhe që u jepet ekskluzivisht ekonomive me baza të qëndrueshme ekonomike dhe politika të qëndrueshme, me ç’rast u rrumbullakua edhe financimi i buxhetit të këtij viti.

“Ne punuam për një vit të tërë, që nga fillimi i krizës, për kushte më të favorshme për financimin e buxhetit, kushte më të mira se ato që do të kishim nëse do të emetonim eurobond. Nëse do të kishim emetuar eurobond, norma e interesit do të ishte rreth 8-8.5%. Ne vlerësuam se kushtet nuk ishin të favorshme dhe për këtë arsye nuk emetuam eurobond dhe as vendet e rajonit, ndonëse pati përpjekje në këtë drejtim, për shkak të nomrave të larta të interesit që arrinin deri në 11%. Megjithatë, arritëm të siguronim portofol optimal sipas afatizimit dhe kostove të ulëta.

Këtu përfshihen edhe mjetet në vlerë prej 250 milionë euro përmes fletobligacionit të Gjermanisë – instrument që vendi ynë nuk e ka emetuar deri më tani, me normë interesi 3.75% dhe EURIBOR 6 mujor. Për më tepër, janë mjetet përmes linjës kreditore për përkujdesje të FMN-së – PLL, ku norma e interesit është rreth 1%, plus intersi i DST. Përmes bankës komerciale “Shparkase” u siguruan 50 milionë euro me interes prej 1.15% dhe EURIBOR 12 mujor.

Nëpërmjet letrave shtetërore me vlerë në tregun vendas siguruam mjete me normë interesi të ponderuar prej rreth 2.6%. Këtu janë edhe mjetet që i shfrytëzojmë si depozitë nga viti i kaluar. Mesatarisht, së bashku me depozitën e një viti më parë arritëm normë të interesit prej 3.3%”.
Këtu, janë edhe mjetet që i shfrytëzojmë si depozitë nga viti i kaluar në vlerë prej 250 milionë eurove me interes prej 1.6%, theksoi Besimi.

Ministri vlerësoi se njoftimi i sotëm i FMN-së për shfrytëzimin e 530 milionë eurove nga Linja kreditore për përkujdesje dhe likuiditet – PLL, është sinjal i qartë dhe pozitiv për politikat e ekonomisë sonë ndaj investitorëve të huaj. Ai theksoi se ky program u jepet ekskluzivisht vendeve që kanë politika të qëndrueshme makroekonomike.

Gjatë intervistës, ministri Besimi theksoi se në buxhet ka mjete të mjaftueshme për mbulimin e nevojave, si dhe për masat për uljen e efekteve të krizës. Megjithatë, ai theksoi se kriza aktuale ekonomike botërore është një ndër krizat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se mundësia që të mbulohet kjo goditje përmes buxhetit, pa kursyer secili individualisht në shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Ministri iu referua edhe pakos së re të masave, për të cilën tha se kjo nuk është pakoja e parë e masave për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, por se në vazhdimësi miratohen masa dhe politika për përballimin e saj.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…

35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut/ Ali Ahmeti: Ndër të parët që nisën ortekun e luftës çlirimtare të kombit shqiptar

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i BDI, Ali Ahmeti ka kujtuar sot…