Ministri Bekteshi në takim joformal të Këshillit të Energjisë të BE-së në Pragë

Ministri i Ekonomisë, Kresnik Bekteshi, sot dhe nesër (11 dhe 12 tetor), do të vizitojë Pragën, Republikën Çeke, ku do të marrë pjesë në Takimin Joformal të Këshillit të Energjisë të Bashkimit Evropian, i cili organizohet nga Presidenca Çeke me Këshillin e BE-së.

Në takimin ministror joformal ku marrin pjesë vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të shqyrtohet udhërrëfyesi për aktivitete të mëtejshme për të trajtuar çmimet e larta të energjisë dhe për të ofruar gaz natyror me çmime të përballueshme për konsumatorët në Evropë. Temë e diskutimit në takim do të jenë edhe udhëzimet e mundshme për reformimin e tregut të energjisë elektrike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti deputetin Vengu në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 12 maj 2026 Kryetari Ali Ahmeti takoi z. Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit…

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…