Besimi: Stimul fiskal lidhur me ekonominë për rimëkëmbje të ekonomisë

Përkrahja financiare e ekonomisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për rimëkëmbjen e ekonomisë, për shkak se stimuli fiskal nga vendi duhet të vazhdojë. Përpjekjet do të bëhen që masat e reja të inkurajojnë investime të reja, zgjerim të kapaciteteve dhe punësime të reja, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën Balkan Business Week me temë: Situata ekonomike në Ballkan 2021-2022 (Mundësi dhe perspektiva). Po ashtu, potencoi se në këtë drejtim janë edhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se kjo zbatohet nga ekonomitë në botë, por edhe nga vendet e rajonit si Sllovenia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova ku gjatë këtij viti, ashtu si në vendin tonë u miratuan pako të reja të masave me qëllim të përkrahjes së ekonomisë dhe qytetarëve. Njëkohësisht, ministri Besimi theksoi se shpejtësia e rimëkëmbjes së ekonomisë globale më së shumti do të varet nga përkrahja fiskale shtesë në ekonomitë e mëdha dhe shpejtësia e procesit të vaksinimit gjatë vitit.Në lidhje me ekonominë e RMV-së, të dhënat me frekuencë të lartë të Entit shtetëror të statistikës, tregojnë se rimëkëmbja ka filluar. Të dhënat lidhur me tregtinë e brendshme në tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë rritje nominale të qarkullimit prej 2.9%, punët ndërtimore në tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë rritje nominale prej 4.6%, dhe prodhimi industrial gjatë katër muajve të parë të vitit 2021 shënon rritje prej 3%, ku në muajin prill u regjistrua rritje e lartë vjetore prej 46.1%. Lëvizje jashtëzakonisht të favorshme u regjistruan te industria përpunuese në muajin prill, ku u regjistrua rritje prej 64.3%, veçanërisht në sektorin e prodhimit në  Zonat e Zhvillimit Teknologjiko-Industrial (ZZHTI), ku pati rritje të shumëfishtë të prodhimit të makinerive dhe aparateve, pajisjes elektrike dhe prodhimit të automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove. “Në planin e afatmesëm, jemi përqendruar mbi vendimet që do të përshpejtojnë rritjen, e cila në dekadën e kaluar, para krizës, lëvizte rreth 2.5%. Objektivi ynë është të përshpejtojmë rritjen kurse në planin  afatmesëm normat e rritjes ekonomike të tejkalojnë 5%.  Kjo do të arrihet duke krijuar një klimë më konkurruese afariste, e orientuar drejt eksportit me përkrahje të madhe të sipërmarrësisë dhe inovacioneve, përmirësim të qasjes deri te financat dhe përshtatje të teknologjive, modernizim të sektorëve ku kemi përparësi krahasuese, reformë tatimore, luftim kundër ekonomisë joformale, dixhitalizim të ekonomisë, zhvillim të burimeve njerëzve duke investuar në arsim, shkencë dhe shëndetësi, masa për aktivitet më të madh të popullsisë së aftë për punë dhe orientim drejt “ekonomisë së gjelbër”, theksoi ministri Besimi. Në këtë konferencë, fjalim kishte edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, kryetari i FORUM Institutit të menaxhimit Heidelberg, Gjermani, Ulrich Zeitel, kryetari i Komunitetit të mbrojtjes së Parlamentit gjerman dhe anëtari i Byrosë së Kuvendit gjerman në NATO, Karl Lamers, dhe kryetari i Bordit të drejtorëve të Stopanska banka,  Diomidis Nikoletopulos. Konferenca u mbajt në organizim të Institutit të biznesit dhe menaxhimit Heidelberg – Shkup dhe Akademisë bankare dhe teknologjisë informatike (ABTI).

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…