Takim i Ministrit Bujar Osmani me Ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ka pranuar Ambasadoren e sapoemëruar të jashtëzakonshme dhe të plotfuqishme të Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.Duke i uruar mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut, Ministri Osmani Ambasadores Jovanoviq i shprehu bindjen se gjatë kohës së mandatit të tij do të bëhen përpjekje që raportet të pasurohen me përmbajtje të reja të interesit të ndërsjellë.Përskaj dialogut të rregullt politik dhe konsultimet mes vete, në funksion të avancimit dhe thellimit të raporteve të mira ndërfqinjësore, pritet që të vendoset prioritet në bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete bilaterale dhe rajonale, si dhe lidhja infrastrukturore dhe hapja e pikëkalimeve kufitare, me qëllim lehtësimin e shkëmbimit në përgjithësi dhe komunikimit mes dy vendeve mike.Ministri Osmani i shprehu mirënjohje për ndihmën e Serbisë gjatë periudhës së krizës humanitare të shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe ballafaqimi me sfidat nga e njëjta.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…