Dita e dytë e Forumit Ekonomik Financiar  të Shkupit- SEFF 2022

Energjia dhe tranzicioni i gjelbër, infrastruktura, lidhshmëria dhe tregtia, inovacionet financiare dhe investimet në kushte të pasigurisë, sfidat e reja për qeverisje të mirë dhe kapitali njerëzor në shekullin 21, janë temat për të cilat pjesëmarrësit do të debatojnë sot në ditën e dytë të Forumit Ekonomik Financiar të Shkupit –SEFF, organizuar nga Ministria e Financave.Në fillimin e ditës së dytë të parët që do të marrin fjalë janë presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa folës kryesorë do të jenë Odil Reno-Basso, kryetare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Liljana Pavllova, nënkryetare e Bankës  Evropiane të Investimeve. Në panelin e parë të ditës së dytë, panelistët do të debatojnë për uljen e ndikimit të ndotjes mbi shëndetin dhe mjedisin jetësor, si dhe për krijimin e strategjive dhe politikave. Në panelin e dytë do të debatohet për zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të gjelbra, të realizueshme, rezistente, të menaxhuara mirë dhe të cilat mund të nxisin zhvillim të qëndrueshëm. Pjesëmarrësit në panelin e tretë do të debatojnë për instrumentet e reja alternative të invesitmeve, si dhe për shfrytëzimin më të madh të teknologjisë në fushën e financave.Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sistemi gjyqësor profesional, efikas dhe i paanshëm si parakushte kyçe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe krijimin e  mjedisit që mundëson rritjen janë ndër temat e panelit të katërt në ditën e dytë të SEFF-it dhe panelit të fundit që i kushtohet kapitalit njerëzor si nxitës kryesor i  produktivitetit, konkurrencës, inovacioneve, perspektivave afatgjate të rritjes dhe uljes së varfërisë. Kjo është Konferenca e dytë vjetore e Ministrisë së Financave në kuadër të SEFF-it, ku krahas nobelistit Paul Krugman, marrin pjesë kreatorët e politikës rajonale, zyrtarët e lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesit e  sektorit të biznesit, ekspertët,  etj. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…