Donacioni japonez, drejtori Arsllani priti në takim ambasadorin Sevada

Duke u përballur me të gjitha vështirësitë në zbulimin dhe luftimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve,ndihma e pajisjeve mjekësore është më se e nevojshme. Sot së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, z.Ramis Merko, i uruam mirëseardhjen Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Japonisë, z. Savada

Qytetarët e Strugës dhe të gjithë rajonit, falë “Grant programit të projekteve bazike dhe sigurisë njerëzore-GGP”, donacionit të aparatit ekografik nga Ambasada e Japonisë, kanë qasje në kujdesin shëndetësor më cilësor.

Me këtë aparat modern ekografik, Departamenti i Gjinekologjisë ka dyfishuar kapacitetin e punës, duke ekzaminuar më shumë se 400 pacientë.

Në emër të pacientëve tanë, në emër të Repartit të gjinekologjisë si dhe në emrin tim personal dua të shpreh falenderim të veçantë për Ju dhe për popullin japonez për donacionin e dhënë për këtë aparat modern.

Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe përkrahjen.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=607944481115980&set=pcb.607905797786515
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…