Drejtori Çeliku në Dibër bën prezantimin e modelit të ri të subvencionimit për fermerët

Sot nisëm nga qyreti i Dibrës duke vazhduar kështu edhe në qytete të tjera për të realizuar një sërë takimesh në të cilat detalisht dhe në mënyrë  transparente dhe të përgjegjshme do të bëjmë prezentimin e modelit të ri të subvencionimit për fermerët.

Ndryshimi që ne propozojmë për blegtorët parashikon subvencionimin e lopëve reproduktive  bazë, pra atyre që do të japin mish dhe qumësht.

Propozojmë rritje të subvencioneve për dele nga 1000 në 1700 denarë dhe për lopët qumështore nga 3000 në 4000 denarë.

Përveç kësaj, me modelin e ri dëshirojmë të përshpejtojmë pagesën për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar dhe punohet për krijimin e një sistemi ku pagesa e kësaj mase nuk do të vonohet dhe do të jetë në baza mujore.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…