Drejtori Halili nga Sarajeva: Transformimi digjital është hap i pashmangshëm për ndërmarrjet që duan të mbeten konkurruese dhe të pushtojnë tregjet

“Transformimi digjital është hapi tjetër i pashmangshëm për ndërmarrjet që duan të mbeten konkurruese dhe të vazhdojnë të pushtojnë tregje të reja. Në këtë proces, #FIZHT është një mik i vërtetë që ofron mbështetje për ndërmarrjet për t’u përshtatur më lehtë me ndryshimet e reja dhe për t’iu përshtatur teknologjive të reja”.

Këtë e theksoi drejtori Festim Halili, i cili sot foli në konferencën “Policy Dialogue on Aligning Priorities in the Western Balkans”, që po mbahet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, organizuar nga Western Balkans Info Hub.

Në fjalën e tij, drejtori Halili iu referua procesit të digjitalizimit dhe çfarë aktivitetesh ndërmerr #FIZHT për të inkurajuar ndërmarrjet që të ndërmarrin këtë hap, instrumentet mbështetëse si dhe aktivitetet e ardhshme të Fondit për Mbështetjen e Ekonomisë së Maqedonisë
.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=866917134998754&set=pcb.866917504998717
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…