Besimi: Realizimi i shpenzimeve kapitale deri më tani është për 136% më i lartë se vitin e kaluar

Shpenzimet kapitale, më 11 shtator janë realizuar në vlerë prej 26 miliardë denarëve, që paraqet rritje prej 136% në krahasim me vitin e kaluar. Vazhdimisht punohet për rritjen e shumës së shpenzimeve kapitale në buxhet, por edhe për përmirësimin e realizimit të tyre, për shkak të efektit të tyre multiplikativ në ekonomi, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në “Ditarin” e shërbimit nacional RTM. Besimi vuri në dukje se ridestinimi i një pjese të mjeteve nga shpenzimet kapitale me rishpërndarjen në buxhet, për rritjen e pagave në sektorin publik dhe pensionet është nga projektet ku dinamika e realizimit e lejon këtë, si dhe se kursimet e konsiderueshme me rishpërndarje janë bërë edhe në zërin – mallra dhe shërbime.

Në intervistë, ministri theksoi se, në vitet e fundit janë përfshirë më shumë mekanizma buxhetorë për përmirësimin e realizimit të shpenzimeve kapitale nga institucionet. Njëri nga ato është mekanizmi CAPEF, me të cilin vendosen targete tremujore dhe nëse nëse nuk do të kemi realizim të tyre, institucioneve u rezervohen mjete për shpenzime (investime) kapitale që nuk i kanë shfrytëzuar.

“Duhet të theksohet se gjatë rishpërndarjes së buxhetit, ulen zërat e disa projekteve të caktuara sipas dinamikës së realizimit. Kryesisht, këto mjete janë nga programet zhvillimore përmes kreditorëve të huaj. Nëse deri në fund të vitit përshpejtohet dinamika e realizimit, atëherë do të tërhiqen mjete”, bëri të ditur ministri i Financave. Ai theksoi se edhe  në tremujorin e fundit të vitit, njëjtë si çdo vit tjetër, pritet përshpejtimi i realizimit të shpenzimeve kapitale.

Me rishpërndarjen e mjeteve në buxhet janë siguruar 4.25 miliardë denarë për rritjen e pagave për 10% dhe për K-15 prej 10.000 denarëve për 106.000 të punësuar në sektorin publik. Po ashtu, 3.5 miliardë denarë janë paraparë për rritjen e re të pensioneve për 336.000 pensionistë. Ministri i Financave, Besimi theksoi se janë bërë kursime të konsiderueshme në buxhet në zërin – mallra dhe shërbime, por kjo mund të mos reflektohet në shifrën përfundimtare për shkak të rritjes së mjeteve për prokurimin e barnave dhe teksteve shkollore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…