Elezi:Krahas mjeteve nga FMN, gjatë muajit Maj do kemi ndihmë dhe nga BB e BE-ja

Zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi konfirmon vendimin e FMN-së për ti lëshuar Maqedonisë së Veriut vlerën financiare prej 176.5 milion euro, mjete këto të cilat do të përdoren nga shteti për tu përballur me krizën e krijuar nga Pandemia e virusit Korona.

U aprovuan mjetet nge Fondi Monetar Ndërkombëtarë në vlerë orej 176.5 milion euro, mjetet janë siguruar përmes Instrumentit për financim të shpejtë nga IMF, me kamatë 1,05% dhe afat pagese prej 5 viteve.

Kjo vlerë financiare duhet të ndihmoj në zvogëlimin e pasojave negative që kaploi vendin tonë nga Pandemia e Kovid 19, kështu thekson zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi.

Elezi shton se krahas mjeteve financiare nga FMN, do ketë edhe ndihmë tjetër nga Banka Botërore dhe Bashkimi Europian.

Së shpejti gjatë muajit Maj, pritet të hyjnë dhe mjete tjera finaanciare përmes Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian. Gjithashtu me vëmendje ndjekim tregun ndërkombëtarë të kapitalit, që së shpejti do të stabilizohet dhe do të fillojmë me procedurat për të emetuar dhe Eurobond, që do ndihmoj edhe likuiditetin e buxhetit të shtetit, sqaron mes tjerave zëvendës ministrja Elezi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…