Elezi: Zhbllokohen llogaritë e komunave

Para një jave autoritetet financiare kishin bllokuar llogarinë rrjedhëse të Komunës së Gostivarit. Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, tha për TV Klan Macedonia se tani e tutje, për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e përhapjes së koronavirusit, nuk do ketë përmbarime nga llogaritë bankare të komunave:Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit dhe në këtë mënyrë ndihmohen, përveç qytetarët, edhe komunat e vendit për realizimin e obligimeve të tyre operative-rrjedhëse që të mund të ndërmarrin të gjitha aktivitete e nevojshme për luftimin e pandemisë së Covid-19,- tha zonja Elezi.

Ajo saktëson se Ligji i Përmbarimit pezullohet nga një prilli e deri në mbarim të muajit qershor. Konform kësaj, agjentët e përmbarimit janë të detyruar të ndërpresin veprimet e zbatimit.

Huadhënësit dhe kryerësit e operacioneve të pagesave, po ashtu ,obligohen të ndalojnë veprimet e tyre, sipas urdhëresave të lëshuara nga agjentët e përmbarimit deri në fund të qershorit: Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur mjetet janë depozituar tek agjentët të përmbarimit si dhe rastet që kanë të bëjnë me alimenatcionet për fëmijët që jetojnë tek prindërit e vetëm,- tha Zv/ministrja e Financave, Shiret Elezi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…