Fronti Europian: VMRO sulmon Frontin dhe promovon opozitën shqiptare!

Të frikësuar nga fitorja e Frontit Europian, VMRO-DPMNE dhe krerët e saj, vazhdojnë të shpifin kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa akuzojnë njëjtë sikurse qendrat e shumta pro-ruse në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi, nënkryetari i VMRO-së, Timço Mucunski, ka akuzuar BDI-në për korrupsion duke shtua se “lidershipi aktual i BDI-së nuk duhet të ketë pozicion në asnjë qeveri të ardhshme që do të formohet”.

BDI dhe Fronti Europian vlerëson se VMRO-DPMNE është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin, sidomos kur dhjetëra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të saj që nuk arritën të largoheshin nga vendi.

E përkujtojmë Mucunskin dhe VMRO-në se, sikurse në dy ciklet e fundit zgjedhor, BDI ka qenë ajo që i ka fituar zgjedhjet dhe se, njëjtë do të ndodhë edhe më 24 prill dhe më 8 maj, kur Fronti Europian i kryesuar nga BDI, do të jetë fituesi absolut dhe çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Opinioni publik me kohë e ka të qartë se cila parti e dëshiron luftën kundër korrupsionit dhe cila parti është sinonim i krimit dhe korrupsionit.

Thirrja e Bashkimit Demokratik për Integrim për veting të gjithsecilit që drejton apo nominohet për të drejtuar ndonjë detyrë shtetërore mbetet e hapur, përkundër refuzimit për ta votuar pikërisht nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Për të dëshmuar të kundërtën, e sfidojmë Mucunskin dhe Mickoskin që t’u bëjnë thirrje deputetëve të tyre dhe që tani – me këtë përbërje aktuale të deputetëve – ta miratojmë propozim-ligjin e BDI-së për veting që me vite pret në Kuvend.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…