Xhaferi – Strik: Mbështetje e fortë për vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me eurodeputeten Tineke Strik.

Ky është takimi i dytë i Xhaferit në cilësinë e Kryeministrit me eurodeputeten Strik, të cilën e ka takuar edhe në kuadër të vizitës së parë në institucionet evropiane më 14 shkurt 2024 në Bruksel. Euro deputetja holandeze Strik është pjesë e grupit të të Gjelbërve/Aleancës së Lirë Evropiane dhe anëtare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut.

Në fokus të takimit ishte progresi i mëtutjeshëm i Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, i cili u vlerësua si jashtëzakonisht i rëndësishëm për perspektivat e qytetarëve në shtet, por edhe në kontekstin rajonal dhe veçanërisht gjeopolitik. Me këtë rast, u theksua mbështetja e fuqishme për vazhdimin e rrugës evropiane pas përfundimit të zgjedhjeve në vend.

Kryeministri Xhaferi vlerësoi se Maqedonia e Veriut është në një moment të rëndësishëm të zhvillimit demokratik dhe se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të përcaktojnë drejtimin e vendit, që me të drejtë ndiqet me interes në rajon dhe në Evropë. Me ç’rast, potencoi se Qeveria i ndërmerr të gjitha hapat që në përputhje me kompetencat ligjore, të sigurojë se të gjitha institucionet kompetente do të mundësojnë zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, me legjitimitet të plotë.

Eurodeputetja Strik  e përshëndeti përparimin e arritur të Maqedonisë së Veriut dhe procesin e skriningut të përfunduar në mënyrë të shkëlqyer, të ç’rast e theksoi urgjencën dhe rëndësinë e vazhdimit të rrugës së filluar në aspektin gjeopolitik, si edhe shfrytëzimin e momentit pozitiv dhe mbështetjes ekzistuese të gjerë për zgjerimin e BE-së. 

Njëherazi, bëri thirrje që menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe formimit të Kuvendit dhe Qeverisë,  Maqedonia e Veriut të punojë në mënyrë aktive dhe të përshpejtuar në zbatimin e ndryshimeve kushtetuese dhe përmbushjen e agjendës reformuese, dhe bashkë me fqinjët, të rrumbullakojë rrugën e anëtarësimit në Union.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e Planit të Rritjes të Ballkanit Perëndimor dhe miratimin e tij në Parlamentin Evropian, si dhe për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm të shteti tonë me Parlamentin Evropian, duke përfshirë edhe përmes prezencës së përfaqësuesve të shërbimeve tona parlamentare në Bruksel.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…