Grubi: Ashtu siç premtuam, përfunduan të gjitha punimet në objektin e Poliklinikës në Saraj

Kanë përfunduar të gjitha punimet nnë objektin e Poliklinikës në Saraj, pasi tanimë është asfaltuar edhe zona e parkingut dhe objektit përreth, kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook.

Grubi sqaron se objekti tashmë do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim më pajisjet e siguruara.

Njoftimi i plotë:

Ashtu siç edhe premtuam para 5 ditëve, ja dhe përfundimi i asfaltimit të parkingut dhe zonës përreth Poliklinikës së re në Saraj nga aneksi i kontratës së nënshkruar që nuk ishte paraparë në projektin bazë. Me këtë, përfundojnë të gjitha punimet për vendosjen në funksion të Poliklinikës në Saraj, që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Tashmë objekti do t‘i dorëzohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtëpisë së Shëndetit për t’i vendosur të gjitha pajisjet e siguruara.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArtanGrubi%2Fposts%2Fpfbid0DaMRnoMYDSqhAthu3WxoebZfN4Ekkfi2CyfdW6ncEccS76ZnzNbcUAYzZ5C7aGgxl&show_text=true&width=500

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…