Kryetari Ahmeti kujton Fadil Nimanin – Komandant Tigrin, në 22 vjetorin e rënies heroike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Nimanin – Komandant Tigrin në 22 vjetorin e rënies për liri.

Ahmeti shkruan se veprat e Nimanit lanë gjurmë të pashlyeshme trimërie në betejat drejt fitores së UÇK-së.

Postimi i plotë:

Kujtoj sot me krenari në 22 vjetorin e rënies së tij heroike, bashkëveprimtarin tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Nimanin – Komandant Tigrin. Fadili u rrit në frymën e një familje atdhetare që nuk iu gjunjëzua asnjëherë pushtuesit dhe pa asnjë ngurrim iu përgjigj kushtrimit të lirisë në Kosovë e Maqedoni duke lënë gjurmë të paharrueshme trimërie në fushat e betejës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroizimin e tij kombëtar! LAVDI!

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/790036885823769
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…