Grubi: Dita e Romeve, ditë e ndërgjegjës tonë qytetare

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër përSistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubibashkë me kryeministrin z. Zoran Zaev kanë marrë pjesë në takimin onlineme përfaqësues të komunitetit rom me rastin e 8 Prillit, Ditësndërkombëtare të komunitetit rom.“Më paraqet kënaqësi që sot me rastin e 8 Prillit, Ditës së komunitetitRom, t’i drejtohem qytetarëve në përgjithësi dhe komunitetit rom nëveçanti duke i uruar këtë festë dhe duke ju bërë me dije se procesi iintegrimit të tyre në shoqëri po vazhdon me një intenstitet të lartë dhenuk do të ndalet me kaq. Kjo është një shenjë se pa dallim në përbërjen,programet, ideologjitë e ndryshme të përfaqësuara, fokusi dhe interesimbesin të pandryshuar, madje vullneti dhe entuziazmi mbesin në kapacitettë plotë dhe konsekuent e të përkushtuar ndaj përmbushjes sërekomandimeve, kritereve dhe obligimeve që rrjedhin nga deklaratat eratifikuara universale dhe marrëveshjet ndaj përcaktimit tonë strategjikpër anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Europian”, është shprehurkështu Grubi në fillim të fjalimit.Sipas tij, synimet për të drejtat e barabarta dhe një jetë dinjitozejanë mbi të gjitha dëshirë për ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirësendërsa janë besim i sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për nëBashkimin Europian.“Sigurisht që edhe dikasteri që unë drejtoj, paraqet shtëpiinstitucionale për të gjitha komunitetit dhe përpiqemi që të angazhohemipër të mirën e përgjithshme, e në këtë rast, për të mirën edhe tëqytetarëve të komunitetit rom. Por, njëkohësisht, ligjet, rregullat,parimet, të jodiskriminimit, të inkluzionit dhe qasjes varen nga faktorinjeri, prej vetëdijes së ndërtuar dhe ndjenjës së përgjegjësisë.Nevojitet të kuptohen efektet e dispozitave ligjore konkretisht nëterren, aty ku e gjithë vrazhdësia e inkluzionit të pamjaftueshëm ipamundëson qytetarët t’i gëzojnë të drejtat mirëpo dhe t’i përmbushinobligimet. Këto synime për të drejta të barabarta dhe një jetëdinjitozejanë mbi të gjitha një dëshirë për të ndërtuar shoqërigjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa janë besimi sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për në në Bashkimin Europian,si përcaktim për të kultivuar shoqëri të barabartë pa dallime sociale,etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore”, ka vlerësuar kështu z. Grubi.Përveç tjerave, z. Grubi të pranishmit në takim i ka informuar edhe nëlidhje me Programin qeveritarë dhe Strategjinë për komunitetin rom qëpregaditet dhe zbatohet çdo vit.“Qeveria çdo vit përgadit Program për ndarjen e mjeteve nga Buxhetipërmbështetjen e zbatimit të Dekadës dhe Strategjisë së romëve për projektekomunale dhe infrastrukturore. Pjesëmarrja politike e tyre nëvendimmarrje në lidhje me avancimin e pozitës së tyre është e rëndësisësë veçantë pasiqë me këto angazhime arrihet barazim i shkallës sëpërfshirjes. Jemi të gatshëm që ta luajmë rolin tonë si ministripërgjegjëse për komunitetet në shumë fusha në të cilat mund tëndihmojmë, dhe këtë e kam potencuar edhe gjatë takimit të fundit mepërfaqësues të shoqërise civile nga komuniteti rom, ku theksova se dojemi derë e hapur për bashkëpunim në të ardhmen për të gjithakomunitetet në vend përfshirë dhe atë rom”, është shprehur për fundZëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…