Grubi: Koncepti i ri i reformës tatimore bazohet mbi parimin e barazisë dhe fokusohet në rritje të qëndrueshme ekonomike

Zëvendëskryeministëri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka publikuar vendimet e fundit të Qeverisë mbi reformes tatimore.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam konceptin e ri të reformës tatimore të bazuar mbi parimin e barazisë dhe të fokusuar në realizimin e qëllimeve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe menaxhim transparent të të ardhurave publike. Në përmbajtjen e tij nuk parashihen tatime të reja dhe as rritje të tatimeve aktuale, por kryesisht fokusi është në revidimin e masës për lirim nga obligimi tatimor, zgjerim të bazës tatimore dhe mposhtje të ekonomisë joformale”, informon Grubi.

Ai ka bërë të ditur se koncepti i reformës tatimore parasheh ndryshimin e katër grupeve të ligjeve që do të mundësojnë:

– shfuqizimin e tatimit progresiv, përgigje ndaj kërkesës së sektorit të biznesit dhe qytetarëve;
– parandalimin e keqpërdorimeve gjatë lirimit nga tatimi dhe zvogëlimin e evazionit fiskal përmes dënimeve më të larta për ata që do të shkelin normat ligjore;
– personat e angazhuar me honorar në bazë vullnetare do të mund të paguajnë kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor;
– ndryshimin e ligjeve dhe shkallëve të tatimeve për invalidët dhe përmirësimin e statusit të grave, për shembull do të ulet TVSH-ja e produkteve për higjienë menstruale;
– në masën e lirimit nga tatimi sërish përfshihen reinvestimi i fitimit dhe donacionet për sportin;
– të liruara nga tatimet do të jenë еdhe kamatat e depozitave dhe depozitave të kursimit deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…