Konventa Nacionale për Bashkimin Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Si kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane ishte kenaqësi që si nikoqir, Kuvendi, respektivisht Komisioni, u përfshi në organizimin e Sesionit të pestë plenar të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, zëvendësshefi i Misionit të SHBA-së, Mejer, kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Gjurovska, ministra dhe kolegë deputet.

Së bashku kishim mundësinë që të trajtojmë dy tema të rëndësishme, siç janë sundimi i ligjit, por edhe ndryshimet klimatike dhe pasojat sociale në bujqësi, pylltari dhe mjedisin jetësor.

Gjatë diskutimit me të pranishmit theksova se detyra jonë është të tregojmë aftësinë, si shtet dhe kapacitet institucionale, për t’iu përshtatur rrethanave të reja, çfarëdo qofshin ato.

Ne mund ta bëjmë këtë, e treguam kur në politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë arritëm përputhshmëri të plotë me politikat e BE-së dhe me këtë treguam pjekuri, por edhe qëndrueshmëri si partner i Bashkimit Evropian, por edhe si anëtare e NATO-s në rajon.

Prandaj, e mbështes plotësisht politikën e Qeverisë, e cila i ka vendosur vetes synimin për të hyrë në Union deri në vitin 2030.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=691489465667988&set=pcb.691490495667885
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…