Grubi – Mecacci: Ndryshimi i Kodit zgjedhor kërkon konsensus të të gjitha partive politike

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim z. Matteo Mecacci, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).Bashkëpunimi ndërmjet ODIHR dhe institucioneve në vend është në nivel të lartë por duhet të vazhdoj njëjte edhe në të ardhmen, kështu është konstatuar në takimin mes Grubit dhe Mecaccit. Të dy bashkëbiseduesit kanë ri konfirmuar rëndësinë e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut përmes implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për integrimin e plotë në shoqëri të të gjitha komuniteteve në vend.Në kuadër të këtij takimi është diskutuar edhe mbi Kodin zgjedhor dhe rëndësinë e hapjes së debatit derisa Qeveria në mendimin e fundit të dhënë për këtë propozim ligjin për njësitë zgjedhore ka konstatuar se procesi për miratimin e Kodit zgjedhor imponon në mënyrë të pashmangshme nevojën e konsensusit të të gjitha partive politike dhe për këtë nevojitet debat më i gjerë, grup punues interdisiplinar me të gjitha partitë. Procesi i Regjistrimit gjithashtu ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe Mecaccit, rezultatet e të cilit do të publikohen sot dhe do të japin një pasqyrë të re mbi numrin e popullësisë dhe gjithë komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në këtë takim është diskutuar edhe mbi Kontestin me Bullgarinë, sfidat që kemi në rrugën e integrimit europian, grupet e punës që tashmë funksionojnë në harmonizimin e të gjitha detajeve për një marrëveshje që do i jepte dritë jeshile vendit për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…