Grubi në Manastir: 22 Nëntori është shtyllë identitare e kombit

Me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik, z. Artan Grubi, ministri i punëve të Jashtme z. Bujar Osmani, ministri i ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, ministri i Shoqërisë Infiormatike dhe Administratës, z. Jeton Shaqiri dhe sekretari shtetëror në ministrin e kulturës z. Valmir Aziri sot kanë vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastir.Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka theksuar se 22 nëntori është një nga tre shtyllat e krijimit të kodit gjenetik identitar dhe modern shqiptar duke filluar nga 10 qershori i vitit 1878 me mbajtjen e Lidhjes së Prizrenit, me shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe paraprakisht me Kongresin e Manastirit në vitin 1908, si tre nga shtyllat e historisë sonë moderne që fatmirësisht janë zhvilluar në tre trojet ku sot ne shqiptarët jetojmë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.Grubi gjithashtu ka theksuar se 22 nëntori është një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duke përmendur faktin se kjo datë tashmë shënohet në mënyrë institucionale.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka thënë se me përpjekjen e qeverisë, në bashkëpunim edhe me institucionin kombëtar Muzeu i Alfabetit, është arritur që të bëhet renovimi i kësaj godine të një rëndësie të veçantë për shqiptarët në shumë totale prej 240 mijë eurove.Grubi gjithashtu ka paralajmëruar se Muzeu i Alfabetit në Manastir do të pasurohet akoma më tepër edhe atë me kontributin e Muzeut Kombëtar të Shqipërisë. Për të njëjtën gjë Grubi ka biseduar dhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Gjergj Dedaj nga i cili ka kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë dhe shteti i Kosovës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…