Grubi priti ambasadorin e ri të Francës Bomgartner: Sakrificat e vendit tonë meritojnë shpërblim nga Brukseli

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në kabinetin e tijtakoi ambasadorin e ri të Francës, z. Siril Bomgartner.

Në këtë takim, Grubi i theksoi bashkëbiseduesit se Maqedonia e Veriutgjatë viteve të fundit ka shënuar përparim të dukshëm në drejtim tëvendosjes dhe respektimit të vlerave Evropiane dhe që vendi edhe në tëardhmen do të vazhdojë të lëvizë në po të njëjtën rrugë.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për hapat konkret tëndërmarrë me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh midisMaqedonisë së Veriut dhe Francës edhe atë rritjes së bashkëpunimitekonomik midis dy vendeve tona.
Grubi dhe Bomgartner diskutuan rreth konferencës së parë ndërqeveritareme shpresë që e njëjta të mbahet në dhjetor siç ishte planifikuar bashkëme Brukselin.
Grubi gjithashtu theksoi se të gjitha të arriturat e vendit tonë janë nëbashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtar, andaj dhe theksoi nevojënpër ndihmesën e Bashkimit Evropian me qëllim tejkalimin e situatës sëpanevojshme të krijuar me Bullgarinë.
Qytetarët e vendit tonë kanë bërë sakrifica të mëdha për ëndrrën tonë tëpërbashkët euroatlantike andaj dhe meritojnë që ta shohin dhe ndjejnëedhe shpërblimin dhe solidaritetin nga Bashkimi Evropian.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori francez Bomgartner nukmbetën pa diskutuar edhe për masat e marra lidhur me krizën shëndetësoredhe ekonomike që tashmë ka shkaktuar COVID-19 si dhe për mënyrat më tëmira me qëllim rimëkëmbjen pas kësaj situate që ka kapluar dy vendettona por dhe gjithë botën. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…