Grubi pret Abazoviçin, dakordohen për bashkëpunim rajonal

Grubi inicon krijimin e Forumit të zëvendëskryeministrave të Ballkanit,Abazoviç e fton për vizitë në PodgoricëShkup, 10 Mars – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistempolitik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur nëtakim në Shkup zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.Të dy zëvendëskryeministrat kanë shprehur falenderimin e ndërsjelltë përtakimin ndërsa Grubi është shpreh mirënjohës për kontributin ePodgoricës gjatë anëtarësimit të vendit tonë në NATO si dhe përpjekjetqë po bëjmë në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Europian.Grubi dhe Abazoviç kanë vlerësuar se të dy vendet nuk kanë konteste tëhapura, bashkëpunimi ekonomik duhet të rritet në një nivel më të lartëpasiqë si gjithë vendet e botës dhe vendet tona përballen me sfidaekonomike dhe shëndetësore në këto kushte të Pandemisë.“Shoh identifikimin euroatlantik të Malit të Zi dhe simbolin ebashkëpunimit rajonal të vendeve tona në figurën e Dritanit sizëvendëskryeministër sepse ai është element kyç në qeverinë atje, ështëgarancë për orientimin euroatlantik jo vetëm për Malin e Zi por edhegjithë rajonin, dhe është garancë për bashkëpunimin rajonal mes dyvendeve tona, biseduam dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe mbajtjen embledhjes së përbashkët mes dy qeverive tona si dhe diskutuam edhe përkrijimin e një forumi të ri të zëvendëskryeministrave të vendeve tëBallkanit Perendimor të cilin duam ta implementojmë pas të gjithaproceseve zgjedhore në këtë vend, unë e falenderoj për gjithëmbështetjen, vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunimin tonë tëndërsjelltë”, është shprehur kështu në konferencën për shtyp pastakimit, zëvendëskryeministri i parë Grubi.Në anën tjetër, shumë falenderim për mikëpritjen ka shfaqurzëvendëskryeministri malazes Abazoviç, i cili ka thënë se të dy vendetdo të vazhdojnë bashkëpunimin në shumë sfera përfshirë dhe atë ekonomikedhe shëndetësore, duke e ftuar kështu zëvendëskryeministrin e parë Grubipër vizitë zyrtare në Podgoricë.“E falenderoj zëvendëskryeministrin Grubi për mikëpritje, mendoj sebashkëpunimi dhe partneriteti jonë nuk kishte vetëm korespondim të mirëpor edhe vëllazërorë dhe në këtë moment mund të them se jam mëse ilumtur që kemi bërë bisedime dhe kemi ndarë idejat dhe pëpruthja jonëishte se si duhet të zhvillohet rajoni në të ardhmen, qeveria malazezeështë e kënaqur me bashkëpunimin me qeverinë në Shkup dhe mendoj seideja të cilën e ka shfaqur Grubi sigurisht që mund të realizohet, kaqenë që zëvendëskryeministrat të bëjnë një forum të përbahskët dhe mundtë japim kontribut, sfidat e gjithë vendeve rajonale janë kryesisht tënjejta si ekonomike dhe shëndetësore dhe mendoj se duhet të tregojmësolidaritet dhe të krijojmë mundësi si gjithë vendet e Ballkanit të jenëmë të suksesshme në rrugën drejtë BE-së, besoj se disa politika liberalemund të jenë më prezente në të ardhmen, unë e falendeorj dhe njëherëzëvendëskryeministrin dhe e ftoj të vizitojë Malin e Zi në terminin tëcilin do i konvenojë dhe jam i bindur se dy vendet mund të jenë shembulli mirë për vendet në rajon që kanë më shumë problem dhe Maqddonia eVeriut të jetë shembull i bashkëpunimit, jemi të gatshëm për bashkëpunimdhe ndihem shumë mirë në Shkup në zyrat e zëvendëskryeministrit të parëdhe së shpejti uroj të shoh në Podgoricë një delegacion i drejtuar ngaz. Grubi, ne do të vazhdojmë me punë sepse qytetarët nuk kanë kohë tëpresin”, kështu është shprehur në konferencën për shtyp Abazoviç.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…