Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi aktin e sotëm tëUniversitetit të Tetovës për t’i ndarë titullin Doktor nderi i shkencave(Doctor Honoris Causa) kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si një vendim të drejtë dhe një vendim i cilinë të vërtetë e nderoi vetë universitetin e Tetovës dhe gjithë kombinshqiptar sepse ashtu siç do të thoshte dhe Niçeja, “vlerësimi përfigurat e nderuara të kombit e lartëson atë.”Grubi gjithashtu gjatë fjalimit të tij tha se një personalitet të tillësiç është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti e icili ka një jetë të tërë kushtuar barazisë, demokracisë dhe integrimit,arsimit dhe zhvillimit, të drejtave dhe dinjitetit, duke tretur vetënpër të tjerët, rrallë lind gjiri i një kombi.Zëvendëskryeministri i parë uroi rektorin, senatin, stafin akademik,studentët dhe të gjithë ata që sakrifikuan ndër dekada për ngritjen ekështjellës së dijes, Universitetin e Tetovës për nderimin e z. AliAhmeti me titullin e merituar Doctor Honoris Causa për arsye se dukenderuar atë, po i nderojmë të gjithë të merituarit.Ky është fjalimi i plotë i z. Artan Grubi:Të nderuar të pranishëm, rektor, kryetar kuvendi, deputet, ministra,profesorë, i dashur prijës Ali AhmetiQytetërimi por edhe Niçeja na thonë që një komb nuk shquhet aq shumë përnga numri i personaliteteve në gjirin e vet, por për nga mënyra epërkujdesjes për ato figura të shquara.“Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoriae kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkelqyera do tëshkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, qëqëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti iadhurueshëm ndër deputetet t’onë në fushë atdhesie… brez pas brezi,ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet, emënin t’uajkânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshëm, një shtat i mermertë që dotë ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, ka me leçitun për para botës sëqytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!.” do te thoshte LuigjGurakuqi me 1909 me rastin e hapjes së Shkollës Normale të Elbasanit.Kishin dëgjuar qe ai kishte dalë në Drenicë. Në kullën e Ahmet Delisë dotë mbahej një Kuvend historik. U mbush kulla plot e përplot.U ngrit në këmbë dhe e mori fjalën:“Të dashur vëllezër! Nata pesëqind vjeçare aziatike po kalon. Fuqitë emëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po imprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para njëfataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë evigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh ikemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar,si një grusht i vetëm. Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk. Tri vjeti kalova në të dhe çdoherë i pakënaqur. Aq haptas i kundërshtoja, saqëmë quanin deputet kryengritës. U përpoqa me ngulm t’i mbroja të drejtatqë na u garantuan me Kushtetutën e vitit 1908, por kot. Sa patëm mundësie shfrytëzuam: E bëmë Alfabetin dhe i hapëm ca shkolla shqipe. Disa djemkosovarë ia dërgova Luigjit në Normalen e Elbasanit.Tërë pasurinë pata me e shkri për shkollat shqipe. Por, të pabesët,turqit e rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i HilmiPashës i mohoi të gjitha. Ai vetë pat deklaruar para deputetëve se:Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë nëPerandorinë tonë, janë shqiptarët. Është frikë e madhe nga ky komb tëmos zgjohet nga gjumi i rëndë dhe të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë gjuhën e vet dhe atëherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Të gjithakëto i kundërshtova ditën e enjte, më 11 janar 1912, kur u mblodhParlamenti. Aty i pata paralajmëruar haptas: Po nuk u përmbushenkërkesat tona, do të plasë revolucioni. E ndër të parët që do t’i rrokarmët do t’jem unë. Si sinjal të kryengritjes e pata lënë: “Kur t’imbathi opingat e të dal në Drenicë”. Dhe, e mbajta fjalën. I shita tëgjitha magazet e mia në Shkup, se na duhen para dhe erdha këtu. Sot, nëkullën e këtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e lirisë, atë tëSkënderbeut dhe po i shpallim luftë TURQISË”.Të pranishmit u pajtuan njëzëri. U betuan sipas tekstit që e kishtehartuar vetë ai, në të cilin thuhej: “Bajmë be e japim besën e burravet,se kemi me ba çfarëdo flije e në kjoft nevoja kemi me i ba kurban meduart tona robët e fëmijët tanë”.Ky është Hasan Prishtina, njëri nga ideologët dhe frymëzuesit elaureatit të sotëm dhe po që se për një çast ndaleni dhe zëvendësonidatat e para një shekulli me ato të sotmet, lirisht këtë tekst dhe këtotë bëma mund t’ia përshkruani Ali Ahmetit si trashëgues i fundit i denjëi frymës së ideologut shtet formues dhe të rilindjes kombëtare.Të nderuar, akti i sotëm nuk e nderon Ali Ahmetin, por në të vërtetë enderon Universitetin e Tetovës dhe kombin shqiptar sepse ashtu siçthotë Niçeja, vlerësimi për figurat e nderuara të kombit e lartëson atë.Një personalitet të tillë me një jetë të tërë kushtuar kombit dhebarazisë, demokracisë dhe integrimit, arsimit dhe zhvillimit, tëdrejtave dhe dinjitetit, duke tretur vetën për të tjerët, rrallë lindgjiri i një kombi.Nuk ka mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Universitetit tëTetovës se sa duke nderuar prijësin e procesit të institucionalizimitligjor dhe meritor të këtij tempulli të diturisë.Uroj rektorin, senatin, stafin akademik, studentët dhe të gjithë ata qësakrifikuan ndër dekada për ngritjen e kështjellës së dijes për nderimine z. Ali Ahmeti me titullin e merituar doktor Honoris Causa për arsye seduke nderuar atë, po i nderojmë të gjithë të merituarit.Vëmendja juaj e theksuar, më nderoi dhe mua. Ju faleminderit