Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti takoi ambasadorin e ri të Francës z. Siril Bomgartner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot kazhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Francës, z. Siril Bomgartner.Në këtë takim, Ahmeti i ka theksuar bashkëbiseduesit të tij se Republikae Maqedonisë së Veriut tashmë ka shënuar përparim sa i përketrespektimit dhe zbatimit në praktikë të vlerave evropiane dhe që vendiedhe në të ardhmen nuk do të ndryshoj kurs, do të vazhdojë të lëvizë nëpo të njëjtën rrugë.Gjatë këtij takimi Ahmeti dhe Bomgartner diskutuan dhe mbi lëvizjetkonkrete të ndërmarra me qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh midisMaqedonisë së Veriut dhe Francës, situatën politike në vend dhe rajon,integrimin evropian dhe 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dheambasadori i Francës z. Siril Bomgartner gjithashtu gjatë këtij takimikanë shkëmbyer mendime edhe rreth sakrificave të qytetarëve të vendittonë me qëllim realizimin e ëndrrës sonë të përbashkët evropiane.Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut meritojnë që të shohindhe ndjejnë shpërblimin dhe solidaritetin e Bashkimit Evropian.Ahmeti me këtë rast nuk ka mbetur pa falënderuar në emër të BDI-së miqtëtanë francez për aktin se të gjitha të arriturat e vendit tonë janë tëpërbashkëta, andaj dhe theksoi nevojën për ndihmesën e BashkimitEvropian me qëllim tejkalimin e situatës së panevojshme të krijuar meveton e Bullgarisë për integrimin e RMV-së në BE.Lideri i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori francez Bomgartner në fund tëkëtij takimi biseduan edhe për masat e marra lidhur me krizënshëndetësore dhe ekonomike që tashmë ka shkaktuar COVID-19 si dhe përmënyrat më të mira me qëllim rimëkëmbjen e vendit pas kësaj pandemie.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…