Grubi: Themelet e përjetësisë së kombit tonë qëndrojnë në 28 Nëntorët e lavdisë kombëtare

Me rastin e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Shqiptar, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka lëshuar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët shqiptar.

Duke shikuar se si valon i lirë flamuri ynë, më erdhën në mendje fjalët e Faik Konicës: “Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta…”, thuhet kështu në mesazh urimin e lëshuar nga Grubi.

Themelet e përjetësisë së kombit tonë qëndrojnë në 28 Nëntorët e lavdisë kombëtare, në ato çaste që kanë qenë zëri frymëzues i qëndresës dhe lirisë ndër shekuj, ato çaste që kanë bërë flamurin tonë të jetë një nga më të vjetrit dhe më të drejtët.
Duke shikuar se si valon i lirë flamuri ynë, më erdhën në mendje fjalët e Faik Konicës: “Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta…”
Të nderuar bashkëkombas, të punojmë që ta ruajmë pastërtinë e kauzave të drejta që përfaqëson flamuri ynë! Urime të gjithëve 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…