Grubi – Tyciński: Mbështetje nga Polonia për integrimin europian

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë, z. Wojciech Tyciński.

Në këtë takim është biseduar për situatën në vend, në rajon si dhe gjendjen e luftës në Ukrainë përfshirë këtu edhe krizën me refugjatë derisa është theksuar se vendi jonë është i gatshëm që të bëhet pjesë e vendeve që do të pranojnë shtetas të Ukrainës që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës, derisa zëvendës kryetari i parë Grubi ka theksuar pozicionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që është në linjë të pozitës së partnerëve tanë strategjikë në NATO dhe BE.

Ambasadori Tyciński i ka konfirmuar Grubit se Polonia mbështet perspektivat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është disktuuar edhe mbi kontestin me Republikën e Bullgarisë si dhe zgjidhjen me një marrëveshje përfundimtare me qëllim që vendi të merr datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian pasiqë vendi dhe rajoni nuk duhet të lihet nën ndikim të rrymave tjera sepse orientimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është pikërisht familja e madhe europiane.

Grubi dhe Tyciński kanë disktuar edhe mbi rëndësinë dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe si dikaster që mbulon këtë fushë, zëvendëskryetari i parë i Qeverisë ka thënë se ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është e hapur për bashkëpunim me të gjithë komunitetet në vend.

Të dy bashkëbiseduesit Grubi dhe Tyciński gjatë bisedës për gjendjen politike në vend kanë theksuar se fokusi duhet të vendoset në Kuvend, reflektim më i lartë i partive parlamentare në implementimin e shpejtë të ligjeve që janë në interes të qytetarëve derisa në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2024.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…