Nuredini: Organizatat e Qytetarëve janë partnerët tanë në procesin e zbatimit të veprimeve klimatike

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mbajti fjlimin e tij në promovimin e projektit “Organizatat e Qytetarëve në Veprim për Ndryshimet Klimatike”, i cili ka për qëllim mbështetjen e veprimeve dhe partneriteteve lokale dhe kombëtare për veprimin klimatik dhe përballjen me ndryshimet klimatike. Ai theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri më tani ka bërë progres të madh në agjendën klimatike të vendit tonë, duke theksuar rolin e Organizatave Joqeveritare si partnerë kryesorë në procesin e zbatimit të veprimeve klimatike dhe politikave klimatike, si dhe në zbatimin e strategjisë dhe harmonizimin e ligjeve me direktivat e Bashkimit Evropian. Në promovimin solemn të projektit fjalim hyrës pati edhe ambasadorja e Suedisë në Shkup, shkëlqesia e saj Kristin Forsgren Bengston. Projekti zbatohet nga një partneritet projekti i tre organizatave partnere të udhëhequra nga Eko-svest, në bashkëpunim me Shoqatën e Juristëve të Rinj Maqedonas dhe Organizatën për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve, dhe me mbështetje financiare nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar-Sida , përmes ambasadës suedeze në Shkup.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…