Grubi: Viti i ri shkollor na gjen me shkolla të reja dhe me kushte bashkëkohore për një arsim cilësor

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grubi shkruan se ky vit i ri shkollor ka filluar me pergaditje maksimale, për një arsim sa më cilësor me kushte bashkëkohore.Statusi i plotë:Sot tempujt e dijes hapën sërish dyert për fëmijët tanë, ardhmërinë e vendit.Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë një rrugëtim i mbarë për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, një proces mbarëvajtja cilësore e të cilit determinon perspektivën e vendit.Themelet e shëndosha të një populli qëndrojnë falë dritës së dijes, andaj përkushtimi që ajo dritë të ndriçojë jetën e fëmijëve tanë është mbi gjithçka tjetër.Viti shkollor 2023/2024 gjen vendin edhe më të përgatitur në aspekt të cilësisë hapësinore dhe kuadrit të mësimdhënies, e gjen me shkolla të reja që ishin nevojë e domosdoshme, me paga më të larta për mësimdhënësit.Kontributi për arsim cilësor është proces i pandalshëm, sistematik, andaj në shërbim të këtij ideali janë të gjitha kapacitetet institucionale të vendit.Fëmijë të dashur, fokusojuni në rrugën e dijes sepse shteg tjetër drejt suksesit nuk ka.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…