Osmani vendosi lule në varrin e Nënë Terezës: Ndjekim amanetin e Nënë Terezës – dashuri dhe mirëkuptim

Në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vendosi lule në varrin e Nënë Terezës në Kalkutë, duke shprehur respektin dhe krenarinë më të thellë që gruaja më e jashtëzakonshme në botë – Shenjtorja e mbarë botës vjen nga vendi ynë. Njëherit, Ministri vizitoi kishën ku Shenjtorja e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, e e cila ishte jo vetëm shtëpia e saj, por edhe shtëpia e shumë njerëzve të pafuqishëm.

“Modestia e një njeriu kaq të madh nuk lë askënd indiferent dhe pa ndjenjën e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe misionit të saj – t’i ndihmojmë të pambrojturit dhe t’i ushqejmë të varfërit, por jo vetëm me bukë, siç ajo dinte të thoshte, por edhe me dashuri e respekt”, tha Osmani në takimin me Motrat e nderit, ​​të cilat e vazhdojnë misionin e Shën Terezës.

“Nga jeta e saj mësojmë se, Nënë Tereza i përmbahej fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë ekstreme në raport me kulturat dhe grupet e ndryshme etnike, karakteristika që jam i sigurt se ishin rrënjosur thellë tek ajo nga mënyra se si u rrit që në moshë të re nga familja e saj në Shkup. Ky koncept i ka kapërcyer dhe vazhdon t’i kapërcejë barrierat e përkatësisë fetare dhe etnike, me theks në tolerancë dhe harmoni, pavarësisht dallimeve”, tha Ministri, duke nënvizuar se nga veprimtaria e Nënë Terezës buron historia, kultura dhe vlerat të cilat duhet t’i përkujtojmë vazhdimisht – respekt dhe tolerancë.

Në agjendën e Osmanit në Kalkutë janë takimet me Kryetarin e Kalkutës, Firhad Hakim, si dhe me Kryetaren e Samitit të Investimeve të Bengalit Perëndimor, Vandana Yadav.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…