Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim

Kryetar i Degës së Karposhit

Hamza Jashari

Hamza Jashari ka lindur më 1 shtator 2001 në Shkup, Maqedonia e Veriut. Ai është ekonomist i diplomuar, sportist elitar i xhudos, trajner aktiv dhe figurë e angazhuar politikisht, me përvojë në organizim dhe udhëheqje.

Arsimin fillor e ka përfunduar në SHF “Vllazërimi” në Nerez (2007–2016), ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme Sportive “Metodija Mitevski – Brico” në Shkup (2016–2020). Studimet universitare i ka ndjekur në University of Skopje, ku nga viti 2021 deri në vitin 2025 u diplomua si ekonomist, në drejtimin Financë, Bankë dhe Sigurime.

Me xhudo merret që nga mosha 7-vjeçare. Gjatë karrierës sportive ka fituar dy medalje ari dhe dy medalje argjendi në Kupat Kontinentale, si dhe ka arritur një sukses historik me vendin e tretë, të vetmin për Maqedoninë, në Kampionatin Evropian në vitin 2018. Aktualisht është trajner aktiv në Mioki Judo Club, ku punon me sportistë të rinj.

Paralelisht është i angazhuar në politikë si anëtar i BDI-së, ku ka shërbyer si Shef Shtabi në zgjedhjet e viteve 2024 dhe 2025. Më 12 janar 2026, u zgjodh Kryetar i Degës së Karposhit.

Gjuhët: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin zviceran ShTZ Christoph Sommer në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 10 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador…

Kryetari Ahmeti priti ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Sh.S. Iveta Hricová në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 28 maj 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me Sh.S. Iveta Hricová, Ambasadore e…

Kryetari Ahmeti takoi kongresmenin Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën

Prishtinë, 27 maj 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me kongresmenin, z. Keith…

1 Comment

Comments are closed.